LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arti Hajdari kalon te KB Rahoveci

Zyrtare: Arti Hajdari kalon te KB Rahoveci

Reprezentuesi i Kosovës, Arti Hajdari, është lojtari më i ri i KB Rahovecit.

Basketbollisti që ka mbrojtur ngjyrat e KB Pejës ka vendosur të nënshkruajë për klubin vreshtar.

Hajdari ishte i ftuar në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshejt kualifikuese dhe njihet si një nga lojtarët më premtues.


Ai do t’i bashkohet trajnerit Bujar Loci në stërvitjet që do të fillojnë nga e hëna për fazën përgatitore të pjesës së dytë të sezonit.

Deri tash Rahoveci pos trajnerit, ka konfirmuar transferimet e Tyler Deihl, Arian Qallakut dhe Arti Hajdarit, kurse është larguar Valon Bunjauk në drejtim të Prishtinës.

Duket se klubi vreshtar edhe pse pa palestër ka ambicie për të luftuar për titull pasi ka arritur të ruajë bazën dhe është një prej klubeve më të organizuara në vend.

/Telegrafi/