LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës

Zyrtare: Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës

KF Drenica ka bërë të ditur zyrtarisht se Arsim Thaçi do të jetë trajneri i tyre i ri.

Thaçi do të zëvendësojë Bylbyl Sokolin, me këtë të fundit që do të vazhdojë karrierën e tij në politikë.

“Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit nga Skenderaj.


“Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror”.

“Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës”.

“Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe përvoja e tij besojmë që do të sherbej që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë”.

“Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit”, thuhet më tej në komunikatën e Drenicës. /Telegrafi/