Arsenal ka transferuar edhe një mesfushorë pas Granit Xhakës.

Bëhet fjalë për talentin 18-vjeçar nigerian, Kelechi Nwakali, i cili luan në pozitën e shkatërruesit.


“Edhe zyrtarisht jam pjesë e Arsenalit. Fal Zotit, familjes dhe miqve. Tani fillon puna e vështirë”, ka shkruar në Twitter, Nwakali.

Reprezentuesi nigerian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa detajet e saja nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

telegrafi sport app