LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Alban Shillova rikthehet tek Prishtina

Zyrtare: Alban Shillova rikthehet tek Prishtina

FC Prishtina përmes një njoftimi zyrtar sot (e premte) ka njoftuar për transferimin e sulmuesit Alban Shillova. 

Shillova është bërë pjesë e kryeqytetasve pas një aventure në klubin tjetër të elitës së futbollit kosovar, Feronikeli ‘74. 

32-vjeçari ka qenë edhe më herët pjesë e Prishtinës gjatë periudhës 2019-2021, ku kishte bërë 23 paraqitje dhe kishte pasur gjashtë gola dhe katër asistime. 


Pas zyrtarizimit si lojtar i Prishtinës, Shillova tha se pati disa oferta të mira, por që nuk mundi ta refuzonte Prishtinën. 

“Realisht në këtë afat kalimtar pata disa oferta financiarisht të mira, por oferta e Prishtinës nuk refuzohet”. 

 “Është hera e dytë që kthehem, pra e njoh aq mirë ambientin dhe peshën e fanellës sa unë mund të them lirisht po kthehem në shtëpi”. 

“Dhe, dua të lë gjurmë, dua t’i ndihmoj skuadrës, të vazhdojmë aty ku e kisha lënë, kampion! Shpresoj edhe kryetrajnerit Cavalli t’ia shpërblej besimin e dhënë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori