Llapi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Adem Maliqi, i cili është në ta kaluarën ka luajtur për klubin nga Podujeva.

Llapjanët kanë vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2025/26 në Superligën e Kosovës.


Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) edhe transferimin e Adem Maliqit, i cili në edicionin e fundit luajti te Suhareka.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit:

𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐧, 𝐀𝐝𝐞𝐦 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐪𝐢 KF Llapi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, për herë të tretë në fanellën bardhekaltër. Pas një edicioni me FC Suharekën, 28-vjeçari rikthehet për të kontribuar për ngjyrat e klubit të vendlindjes. Maliqi është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për ekipin tonë në edicionin e ri. Mirë se erdhe aty ku zemra jote rreh më fort, Adem!

/Telegrafi/

telegrafi sport app