LAJMI I FUNDIT:

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Itali reagon pas kalimit të Bonuccit te Milani

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Itali reagon pas kalimit të Bonuccit te Milani

Largimi i Leonardo Bonuccit vazhdon të prodhojë debat.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga transferimi i mbrojtësit të Juventusit në radhët e Milanit, kjo çështje vazhdon të prodhojë diskutime të shumta, këtë herë jo me akuza për tradhti, ose si është e mundur që një idhull i tifozërisë së bardhezinjve kreu një veprim të tillë, por në aspektin financiar dhe  jo të arkave të “Zonjës së Vjetër”, por të tifozëve të kampionëve të Italisë.

Një numër i konsiderueshëm fansash kanë blerë fanellat e reja të Juventusit për sezonin 2017-208 me emrin e mbrojtësit.


Është 105 euro kostoja e një fanelle, por paratë së bashku me përzgjedhjen e emrit të futbollistit që kanë dashur të mbajnë veshur, kanë shkuar dëm, transmeton SS.

Në lidhje me ketë çështje ka reaguar dhe Zyra e mbrojtjes së konsumatorit në Itali. Zyrtarë të këtij institucioni  i kanë bërë thirrje drejtuesve të Juventusit të marrin masa, ndaj atyre personave që kanë blerë fanellën e Leonardo Bonuccit.

Alternativat e tyre janë ose t’i rimbursohen paratë e shpenzuara ose të ndërrohen me fanellën e ndonjë futbollisti tjetër, zgjedhje e cila do të lihet në dorë tifozit. Në lidhje me këtë propozim të bërë ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana e drejtuesve të Juventusit, por që me shumë mundësi në ditët në vazhdim do të këtë dhe një reagim nga ana e tyre.

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori