Gjatë ditës së sotme në Komunën e Malishevës është mbajtur tryeza “Histori suksesi dhe fuqizimi”.

Në këtë takim fillimisht zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, i njoftoi të pranishmit me aktivitetet që ndërmerr kjo zyrë, aktivitetet të cilat kannë të bëjnë kryesitsh me promovimin e barazisë gjinore.


Përveç zyrtarëve komunalë, në këtë takim morën pjesë edhe drejtoresha e SHFMU "Ibrahim Mazreku", Rrezartë Mazreku-Kastrati, dr. Ganimete Bytyçi, Feride Hoxha, Hidajete Mazreku, Hyra Mazreku dhe Fatime Limaj, gra të cilat në këtë tryezë të organizuar ndanë histori suksesi dhe modele pozitive që nxisin bashkëpunimin ndërsektorial dhe zhvillimin e qëndrueshëm në jetën shoqërore dhe politike.

Pjesë e kësaj tryeze të organzuar nga Vera Bytyçi, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, ishte edhe debati i zhvilluar mes grave të suksesshme shpërfaqi përvojat dhe historitë e tyre të suksesshme, debat ky i cili përfshiu gra nga fusha të ndryshme.