LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së sqaron deklaratën e Apostolovas për Asociacionin e komunave serbe

Zyra e BE-së sqaron deklaratën e Apostolovas për Asociacionin e komunave serbe

Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një deklarate dërguar mediave, ka sqaruar deklaratën e shefes Natalia Apostolova në lidhje me asociacionin e komunave serbe.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë:

Në diskutimin e zhvilluar në tryezën e rrumbullakët me temën “Katër vite pas Marrëveshjes së Prillit: Sa efektiv është dialogu politik mes Kosovës e Serbisë?”, e organizuar sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Nataliya Apostollova, Shefe e Zyrës së BE-së /Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, kurrsesi nuk ka thënë se marrëveshja për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe duhet të rishikohet. Ne vetëm mund të supozojmë se ky keqinterpretim ka ndodhur si pasojë e përkthimit të dobët gjatë ngjarjes.


Mes të tjerash, Ambasadorja Apostollova e ka deklaruar këtë:

“Ne besojmë se është në interesin kombëtar të Kosovës që së pari të zgjidhen çështjet e hapura me Serbinë përmes normalizimit të marrëdhënieve të cilat ne i përkufizojmë si përmirësime të dukshme dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve me qëllim të përmirësimit të jetesës së njerëzve. Së dyti, të përmirësohen marrëdhëniet në Kosovë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në mënyrë reciprokisht të pranueshme. Dhe së treti, të ndihmojë Kosovën në arritjen e progresit në rrugën e vet evropiane.

Dialogu Prishtinë-Beograd është një mjet që i kombinon të tri proceset. Prandaj është në interesin kombëtar të Kosovës për të marrë pjesë në këtë proces dhe për të luajtur një rol proaktiv dhe konstruktiv.

Në këtë kontekst duhet të shihet marrëveshja mbi Asociacionin /Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Kjo është rënë dakord në mes të dy palëve gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Në kuadër të kornizës së dialogut BE-ja pret normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të palëve dhe që Asociacioni/Bashkësia të themelohet sa më shpejtë që është e mundur. Progresi i arritur në dialog është parakusht për të dy palët për të arritur progres në rrugën e tyre drejt BE-së.”

Fjalimin e plotë të Ambasadores Apostollova e keni të bashkangjitur. Mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së si dhe në rrjetet zyrtare sociale të Bashkimit Evropian në Kosovë, të paraqitura më poshtë.

https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/24809/eu-facilitated-dialogue-real-accomplishment_en

https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/24817/dialogu-i-leht%C3%ABsuar-nga-be-ja-%C3%ABsht%C3%AB-nj%C3%AB-arritje-e-v%C3%ABrtet%C3%AB_sq

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori