Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX në një deklaratë të përbashkët u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë, si dhe të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX shpresojnë për një fushatë të qetë dhe të hapur parazgjedhore ku mosmarrëveshjet shprehen në një mënyrë konstruktive dhe paqësore e cila promovon pluralizmin dhe tolerancën për mendime të ndryshme.
“Zgjedhjet janë zemra dhe shpirti i demokracisë. Demokracia bazohet në parimin që qytetarët zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre përmes zgjedhjeve që janë zgjedhje të vërteta e demokratike. Për ne, si evropianë, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare. Është e rëndësishme që retorika dhe veprimet e fushatës të sigurojnë zgjedhje të informuar për votuesin, në një atmosferë paqeje, tolerance dhe respekti, në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë i pranueshëm për të gjithë. Kjo është demokracia që qytetarët e Kosovës e meritojnë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë. Kos ova meriton përfaqësues të pozitës dhe autoritetit të lartë moral. Në shumë prej vendeve tona, individët të cilët janë dënuar për krime të rënda përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kosova meriton kandidatët që përmbushin standardet më të larta për zyrtarët publikë”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, demokracia nuk mund të mbijetojë pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.
“Qytetarët kanë përgjegjësi për të mbështetur atë demokraci. Ata kanë përgjegjësi për të mbajtur udhëheqësit e tyre të përgjegjshëm dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi udhëheqësit e tyre me votat e tyre, për të zgjedhur udhëheqësit që duan. Çdo votë numërohet. Pra, shpresojmë që populli i Kosovës, miqtë tanë evropianë, nga të gjitha komunitetet, do të ushtrojnë të drejtën e tyre civile për të votuar”, thuhet në komunikatë.
Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX kanë premtuar se pas zgjedhjeve do të punojnë me përfaqësuesit që zgjedhin qytetarët e Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet ekonomike e politike në bazë të përkushtimit të përbashkët, përfshirë edhe angazhimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës dhe Agjendës për Reforma Evropiane.
“Ju, qytetarët të Kosovës, keni mundësinë që t’i zgjedhni këta përfaqësues”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit