Ekipi mjekësor i kombëtares zvicerane po përpiqet që t’ia mundësojë Valonin Behramin që të jetë gati për ndeshjen me Serbinë.

Këtë e shkruan e përditshmja zvicerane Blick, e cila beson në vendosmërinë e lojtarit që të luajë në këtë ndeshje.


Behrami që neutralizoi Neymarin në ndeshjen e parë, ka një problem në muskul.

GettyImages 977099986 1 Valon Behrami (Getty Images)

Ai ka tërhequr muskujt dhe performanca e tij kundër Serbisë është në pyetje, sipas media zvicerane.

Nëse Behrami nuk do të jetë gati për ndeshjen, atë do ta zëvendësojë Denis Zakaria.

GettyImages 977083774 Valon Behrami gjatë ndeshjes me Brazilin (Getty Images)

"Unë shpresoj se Behrami do të jenë i gatshëm. Nëse është e nevojshme, unë jam gati", ka thënë Zakaria.

Blik shkruan se Behrami ka lënë mënjanë ndeshjen me Brazilin dhe se ekipi mjekësor do të përpiqet ta bëjë gati për ndeshjen me Serbinë.

Për Zvicrën kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. /Telegrafi/

telegrafi sport app