LAJMI I FUNDIT:

Zvicra largon Kosovën nga lista e shteteve me rrezik nga COVID-19

Zvicra largon Kosovën nga lista e shteteve me rrezik nga COVID-19

Zvicra ka vendosur që ta heq nga lista e karantinës shtetin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Kjo zyrë ka publikuar listën e re të vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19, në të cilën listë Kosova nuk figuron më si shtet me rrezik, transmeton Telegrafi.

Karantina për qytetarët të cilët kanë udhëtuar nga Kosova drejt Zvicrës ka qenë në fuqi nga 22 marsi i këtij viti e deri më 06 maj 2021, që nënkupton se që nga nesër nuk do të ketë më karantinë për të gjithë ata persona që udhëtojnë nga Kosova në Zvicër.


Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), krahas Kosovës nga lista e karantinës ka hequr edhe edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve. /Telegrafi/