LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët përgatisin super-veturën me 2.000 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale e tij është 400 km/h

Zviceranët përgatisin super-veturën me 2.000 kuaj-fuqi, shpejtësia maksimale e tij është 400 km/h

Kompania zvicerane që pak është e njohur për opinionin, ka paralajmëruar premierën e veturës sportive që vjen me një motor tejet të fuqishëm.

Bëhet fjalë për veturën që prodhohet në seri të vogla dhe që mund të sjellin fitim të madh. Kështu të paktën pretendojnë në kompaninë zvicerane Morand Cars, transmeton Telegrafi.

Ata kanë paralajmëruar për vitin 2023, modelin që do të jetë i disponueshëm në variantin hibrid por edhe në versionin plotësisht elektrik.


Në fakt, për blerësit që ende duan të dëgjojnë zhurmën e motorit me benzinë, zviceranët po përgatisin variantin me 5.2 litra V10 që prodhon hiq më pak se 700 kuaj-fuqi.

E për bartjen e fuqisë motorike do të përdor ndërrues automatik me shtatë shpejtësi, e aty do të jenë të disponueshëm edhe tre elektromotorë që prodhojnë nga 500 kuaj-fuqi shtesë, ku në total i bie të prodhojnë mbi 1.200 kuaj-fuqi.

Sa i përket përparësive ekologjike, falë baterisë së vogël me kapacitet prej 4.5 kWh, me të do të mund të voziteni me rrymë dhe atë deri ne 70 kilometra në orë.

Ndërkaq për blerësit e ardhshëm, do të jetë i disponueshëm edhe versioni me afro 2.000 kuaj-fuqi me një bateri prej 70 kWh.

Fillimi i shitjes së veturës zvicerane planifikohet të ndodh gjatë vitit 2023, kurse çmimi për çdo veturë nga 73 sosh sa janë në total do të fillojë me 2.3 milionë franga.

Kur bëhet fjalë për performancat e tij, paralajmërohet që shpejtësia maksimale e tij do të jetë 400 kilometra në orë, kurse shpejtësinë nga 0-200 kilometra në orë do ta arrijë për vetëm 6.3 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

EVs
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta

CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta

Auto
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Auto
Audi A4 2009 - Kombinimi i veturës sportive dhe luksoze

Audi A4 2009 - Kombinimi i veturës sportive dhe luksoze

Auto
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Auto
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë

Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë

Auto
Kalo në kategori