Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, po shkon me ritëm të ngadaltë. Në fillim të majit të këtij viti kishte filluar zgjerimi i segmentit Luzhan-Gllamnik, me gjatësi prej katër kilometrave, por punimet po zvarriten dhe nuk dihet se kur do të kryhen.
Kjo po i nervozon qytetarët e Podujevës, të cilët kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, e cila krijon kolona me kilometra si pasojë e punimeve të ngadalta.
Qytetarët shprehet të zhgënjyer me ritmin e punimeve duke thënë se është e pakuptimtë që ky segment që po zgjerohet të zgjasë kaq shumë.
Përveç qytetarëve që kalojnë me vetura nëpër rrugën tashmë të prishur, probleme dhe dëme, vonesa e përfundimit të kësaj rruge, po u shkakton edhe bizneseve që janë përskaj rrugës.
Hajriz Shala qytetarë nga komuna e Podujevës, ankohet se zgjatja e punimeve për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, po bëhet e tepërt, duke qenë se po u shkakton probleme kalimit të automjeteve të cilat presin në kolona edhe me orë.
“Më bie shpesh herë të kaloj kësaj rruge, por sidomos kohëve të fundit, prej mëngjesit, në orët e para të mëngjesit deri të orët e vona, sa herë të kalosh këtu duhet me prit në kolonë. Sot siç po shihet është një ngadalësim, por megjithatë po funksionon, herë, herë ndërpritet. Këto punë po e dëmtojnë këtë pjesë, sepse po vonohet po zhagitet. Ka ditë që punëtorët vijnë me vonesë. Një numër i vogël i punëtorëve punon, pjesa tjetër nuk e di ku ndodhet. Veç dy tri kilometra rrugë mos të shtrohet që një vit e sa, kjo është për mua e pakuptimtë”, tha Shala.
Sipas Shalës, janë shumë faktorë për këtë vonesë në punime, por ata që pësojnë më së shumti janë qytetarët dhe bizneset përgjatë kësaj rruge.
Ilmi Sekiraqa shprehet i indinjuar me vonesat që po bëhen në përfundimin e kësaj rruge. Ai thotë se qytetarët që kalojnë çdo ditë kësaj rruge, presin me orë për të kaluar pjesën që po ndërtohet rruga.
“Katastrofë burrë, marum krejt…qysh nuk vonohet qetash është shumë shlirë krahasim nganjëherë me nga një orë e më shumë presin njerëzit këtu, kjo veç tek ne ndodh. Qysh nuk na bie shpesh, qysh jo”, u shpreh ai.
Xhafer Krasniqi, thotë se mungesa e punimeve për ta kryer sa më shpejt këtë pjesë të rrugës, po u shkakton probleme në qarkullim, pasi përveç pritjes në kolona, po u dëmtohen edhe veturat, probleme me pluhurin e tjera.
“Po na pengon, më shpejt duhet të shtrohet, duhet të punojnë më mirë e më shpejt e tana qysh jo. Po pengohen qysh jo”, theksoi Krasniqi.
Edhe në Ministrisë së Infrastrukturës e pranojnë se ka shqetësime për ngadalësim të punimeve, por janë të bindur se brenda afat do të përfundojnë punimet.
Këshilltari politik i ministrit Lekaj, Fatos Mani, ka thënë për KosovaPress, se janë njoftuar me shqetësimet e qytetarëve që kalojnë në atë pjesë por edhe bizneseve dhe për këtë edhe vet ministri ka dal në teren.
“Në fakt po, edhe ministri Lekaj me kërkesë të tij dy herë e kemi vizituar rrugën, bashkë edhe me menaxherin e projektit që është nga ministria. Po ashtu ne kemi edhe një komision i cili është mbi palë dhe rregullisht bënë vizita në teren ta sheh edhe planin e dinamikës edhe cilësinë e punimeve dhe jemi kujdesur si kabinet në bazë edhe të kërkesave të qytetarëve por edhe palëve tjera të shqetësuara që t’i rrimë shumë gati operatorit në mënyrë që punimet edhe të jenë në bazë të planifikimit por edhe cilësore ashtu siç janë me paramasatë caktuara”, tha Mani.
Mani shton se janë dy kompani që po i kryejnë punimet në këtë rrugë. Derisa, në pjesën ku po i kryen punimet AlTrade, ka probleme pronësore.
“Në fakt aty janë duke ndodhur punimet në dy lote, ose më saktësisht dy lote janë të papërfunduara, të papranuara teknikisht. Njëri zgjerim punon me dinamikë të plotë, është kompania “Rukolli” si fituese e një loti, kurse në lotin tjetër ku fitues është ‘AlTrade’ kemi disa probleme pronësore dhe rreth një ure, e cila ende nuk ka vendim se a do të rrënohet, a do të ndërtohet urë e re apo mund të rrijë si e tillë dhe mund të shtohet edhe një urë e re”, shtoi ai.
Afati për përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë janë dy vjeçare, derisa Ministria pret që ky afat do të respektohet dhe rruga të jetë gati.
Punimet në zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, segmenti Lluzhan-Gllamnik, me gjatësi prej katër kilometrave, kanë filluar në maj të këtij viti./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova