LAJMI I FUNDIT:

Zv.ministrja e Transportit për rrugën Shkup-Bllacë: Dy kilometrat e para do të hapen për qarkullim

Zv.ministrja e Transportit për rrugën Shkup-Bllacë: Dy kilometrat e para do të hapen për qarkullim

Zv.ministrja e Transportit Kaltrina Zekoli-Shaqiri ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të ministrit Aleksandar Nikollovski për rrugën Shkup – Bllacë, i cili tha se ky projekt do të rishqyrtohet dhe se projekti aktual është vështirë i realizueshëm.

Zv.ministrja thotë se segmenti i parë prej 2 kilometrash tashmë ka përfunduar dhe pritet të hapet për qarkullim brenda dy muajve të ardhshëm.

Për pjesën tjetër të autostradës, ajo thotë se po shqyrtojnë mundësinë e riprojektimit për të siguruar një zgjidhje më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme.


Nikollovski: Do të rishikohet projekti për rrugën Shkup – Bllacë, vështirë i realizueshëm
Lexo po ashtu Nikollovski: Do të rishikohet projekti për rrugën Shkup – Bllacë, vështirë i realizueshëm

“Ky riprojektim është i domosdoshëm për shkak të zgjedhjes së gabuar dhe të palogjikshme të traseve nga drejtuesit e mëparshëm të Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore, të cilët kanë preferuar një terren malor të vështirë dhe të shtrenjtë për ndërtim, pa arsye të qarta. Nga 12 kilometrat e planifikuara, 6 kilometra janë parashikuar të jenë tunele, duke e bërë këtë projekt jashtëzakonisht të KUSHTUESHËM pa arsye të qarta me një kosto të parashikuar prej afërsisht 240 MILION EURO për 12 kilometrat e mbetura, ose rreth 20 MILION EURO për kilometër gjë që e bënë këtë projekt një ndër projektet me koston më të lartë për një kilometër në rajon”.

“Aktualisht, ne si ministri po shqyrtojmë mundësitë për një trase alternative, më të favorshme, që do të kalojë përgjatë rrugës ekzistuese. Kjo zgjidhje do të sigurojë një qasje më të lehtë për qytetarët dhe një kosto ndërtimi më të arsyeshme, në përputhje me standardet normale të ndërtimit të rrugëve. Qëllimi ynë është të përfundojmë këtë projekt në mënyrë efikase dhe me KOSTO EFEKTIVE, duke siguruar që autostrada Shkup-Bllacë të jetë një rrugë moderne dhe funksionale, që plotëson nevojat e qytetarëve dhe kontribuon në zhvillimin e rajonit”, thotë zv.ministrja Zekolli-Shaqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori