Kompania kineze ZTE, krijuesi i gjashtë më i madh në botë i telefonave të mençur mobil, ka lansuar modelet e reja të telefonave të saj me çmim të ulët, dhe kompania ka për qëllim të shesë prej 60 milionë deri në 70 milionë njësive në përgjithësi këtë vit, tha një ekzekutiv i kompanisë sot.
Drejtori i pajisjeve mobile Waiman Lam në ZTE tha në një intervistë në Kongresin Botëror Mobil që kompania është duke synuar një rritje në shitje që parasheh kalimin në 60 milionë njësi, të cilat do të shënojnë një rritje 7 për qind në shitje në njësi prej vitit 2015.
Ndërsa nëse kompania arrin në 70 milionë njësi të shitura, atëherë kjo do të përfaqësonte rreth 20 rritje për qind më shumë se në vitin 2015.
ZTE prezantoi dy modele të reja me çmim të përballueshëm në linjën e saj dhe zbuloi partneritetin me klubin e futbollit spanjoll Sevilla, si pjesë e fushatës së saj të marketingut.
Modeli i parë i telefonit – Blade V7 Lite ofron një ekran me 5-inç që mund të operohet me një dorë dhe një skaner për gjurmë gishtash për përdoruesit. Ky model fillimisht do të shitet në Rusi dhe në muajt e ardhshëm në tregjet tjera, duke përfshirë Meksikën, Spanjën, Gjermaninë dhe Tajlandën.
Modeli tjetër Blade V7 vjen me një ekran prej 5.2-inç me mbështjellësin metalik për përdorim me një dorë dhe të dy kamera me nga 13MP.
Kompania nuk ka shpalosur ende çmimet për modelet e reja, por Lam tha për Reuters se Blade V7, do të shitet për rreth 250 euro dhe Lite do të shitet për më pak se 200 euro, apo ndoshta edhe 150 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë