Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur një dëgjim publik për propozimin e strukturës së re tarifore për konsumatorët familjar, pas rishikimit të strukturës ekzistuese. Propozimi i ri paraqet ndryshime të rëndësishme për këta konsumatorë të cilët kanë një strukturë më komplekse se kategoritë tjera.
Krenar Bujupi U.D kryesues i Bordit të ZRRE-së,ka thënë se me propozimin e ri bëhet largimi i tarifave sezonale.
“Është propozuara largimi i tarifave sezonale, të cilat do të jenë të njëjta pavarësisht sezonës së konsumit verë po dimër. Ky propozim vjen si rezultat i ndryshimeve minimale të kostove të furnizimit në mes të sezonit dimëror dhe veror. Gjithashtu do të thjeshtëzon të kuptuarit dhe lehtëson mënyrën e kalkulimit nga ana e konsumatorëve dhe furnizuesit. Konsumatorët fundorë do të kenë një çmim të pandryshuar ne aspektin sezonal për çdo kilovat të shpenzuar”, tha ai.
Bujupi theksoi se do të kalohet në tarifa mesatare ditore (ditë/natë) si dhe do të ulet nga 2.5 euro në 1.80 euro tarifa fikse, shkruan Telegrafi.
“Tani kemi ardhur me një propozim konkret. Struktura për konsumatorët shtëpiakë është thjeshtëzuar në atë vetëm të ditës dhe të natës, që do të thotë në tarifa të ulëta dhe të larta. Tarifa e ditës do të jetë 7 cent ndërsa natën 3 cent”, tha ai
Ndërkaq Ymer Fejzullahu, Drejtori i Departamentit të tarifave në ZRRE, ka thënë s e me tarifat e reja synojnë nxitjen e kurimit të rrymës.
“Përmes tarifave me i dhënë nxitje konsumatorit për kursime të energjisë për shkak se kjo ka edhe ndikim në ambientin. Jo të gjithë konsumatorët mund të përballojnë kostot tash me ligje të reja duhet të krijohet një fond nga ministritë për këta konsumatorët qe nuk e përballojnë çmimin”, tha ai.
Selatin Kaçaniku, nga Organizata “Konsumatori” tha se është papranueshme që konsumatorët të paguajnë tarifa fikse. “Tarifa për leximin e njehsorit është ‘non sens’”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportohet për mbylljen e MCC, Hoti: Kosova ndër vendet që pëson më së shumti

S’ka nevojë me shku më larg – 42 Tirana është afër teje dhe gati me t’kthy në profesionist/e

Si ndjehet një pushim familjar i vërtetë dhe i qetë? Kur gjithçka thjesht shkon për mrekulli

Bëhu me pronë në bregdet

Albi Mall nis kampanjën “Vikend për SHOPPING” – Zbritje deri në 30% dhe shumë shpërblime!

Në Petrol Company, cilësia e derivateve është një nga prioritetet më të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'