Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), gjatë javës që shkoi ka paralajmëruar sërish shtrenjtim të energjisë elektrike.
Shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike për këtë vit po e kundërshtojnë deputetë të opozitës. PDK e LDK thonë se ZRrE nuk duhet të ndikohet nga politika e Qeverisë. Po ashtu, sipas deputetëve të dy partive, rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papranueshme dhe vështirëson jetën e qytetarëve.
Megjithatë, të njëjtit mendim nuk janë edhe deputetët e shumicës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk pritet që të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike.
“Nuk është në vendimin e ZRrE-së nëse do të rriten ose shtrenjtohet energjia, sepse ka edhe faktor të tjerë. Në këtë rast në kuadër të buxhetit, ne kemi miratuar një shtesë prej 75 milionë euro me donacion të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në këtë fazë.
Duke i parë zhvillimet në sektorin e energjisë, ajo çfarë vërehet është se ka nevojë të kursehet, për arsyeje se ka një zbritje të konsumit falë masave qeveritare dhe ndihmave që ka bërë qytetarët. Por, në anën tjetër ekziston edhe një dy muaj të vështirë që duhet të tejkalohen disi me shpresën që pastaj do të tejkalohet kriza energjetike. Unë nuk pres një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë Muja për KosovaPress.
Këtë po e kundërshtojnë deputetët e opozitës, të cilët e konsiderojnë barrë shtesë për qytetarët.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se kjo është jashtë çdo logjike socio-ekonomike për qytetarët e vendit.
“Nëse ZRrE niset nga faktori ligjor, nga faktori real ekonomik, nëse i merr parametrat socio-ekonomik të vendit, nuk besoj që do të ketë ngritje. Por nëse ZRrE bie në ndikimin e politikës së Qeverisë, në atë se çfarë kemi parë se si ka menaxhuar këtë sektor deri më tash edhe është e mundshme ngritja e çmimit. Për ne është e papranueshme, por megjithatë ne po presim vendimin përfundimtar ligjor nga një institucion, i cili kemi dëshirë që të jetë krejtësisht i pavarur në vendimmarrje”, deklaron ai.
Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thekson se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është i panevojshëm.
“Është e papërballueshme edhe një herë rritja e çmimit të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh inflacionin e lartë në Kosovë dhe qytetarët nuk e dinë se qysh kanë për të përballuar edhe një rritje të energjisë elektrike. Aq më keq tani në kohën kur po përmirësohet koha.
Nuk kemi ndonjë dimër shumë të fortë që të ketë reduktime apo ngarkesa shumë të mëdha. Koha është duke u përmirësuar nuk e shoh të arsyeshme që kanë arsyeje për të rritur çmimin e energjisë përderisa pagat janë ende të njëjta”, përfundon Bunjaku.
Ajo paralajmëron diskutim në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës