LAJMI I FUNDIT:

ZRRE miraton bilancin vjetor të energjisë elektrike

ZRRE miraton bilancin vjetor të energjisë elektrike

Në mbledhjen e pestë me radhë për këtë vit, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2018, i cili është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Sipas ZRRE-së, gjithashtu janë miratuar parametrat e të hyrave maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

“Parametrat për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për periudhën rregullative 2018-2022”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së, përcjell Telegrafi.


ZRRE ka aprovuar bilancin vjetor të energjisë elektrike dhe procedurën për tregtimin e energjisë elektrike.

“Pas përcaktimit të Parametrave Rregullativ, Bordi ka aprovuar edhe Bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2018, i cili është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) dhe paraqet planin vjetor të shpenzimit të energjisë elektrike në raport me energjinë elektrike në dispozicion. Gjithashtu në këtë mbledhje është miratuar Procedura për Tregtimin e Energjisë elektrike. Objektivi i kësaj Procedure është të përcaktojë parimet e përgjithshme të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike, të garantojë prokurimin ekonomik të energjisë elektrike, të promovojë konkurrencën në procesin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike dhe të garantojë transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike gjatë procesit të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
Kalo në kategori