LAJMI I FUNDIT:

Zotimi i dytë i Bedri Hamzës, 50% rritje e pagave për shërbyesit civilë

Zotimi i dytë i Bedri Hamzës, 50% rritje e pagave për shërbyesit civilë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të zotimit të dytë të tij.

Ai ka bërë të ditur se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%.

Kjo rritje sipas tij garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.


Në zotimin e dytë, Hamza ka premtuar rritje edhe të pensioneve.

“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka njoftuar se s’do të ketë tatime për pagat deri në 400 euro.

“Zero tatim për pagat deri në 400 euro. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Pacolli reagon ndaj deklaratave të Kurtit në Pejë: Të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet politik për t’iu ikur dështimeve reale

Lajme
Kalo në kategori