"Zoti e bekoftë", Trump lavdëron ushtrinë amerikane pas shpëtimit të pilotit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga "thellësia e maleve të Iranit".
“Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social.
“Ushtria iraniane po kërkonte me kujdes, në numër të madh, dhe po i afrohej. Ai është një kolonel shumë i respektuar. Ky lloj operacioni rrallë tentohet për shkak të rrezikut për "njerëzit dhe pajisjet”, vazhdoi ai.
“Operacioni i dytë erdhi pas të parit ku ne shpëtuam pilotin në mes të ditës, gjithashtu e pazakontë, duke kaluar shtatë orë mbi Iranin”, shtoi Trump.
Postimi i presidentit amerikan përfundon: “Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”.
Ndryshe, Trump më herët tha se "koloneli shumë i respektuar" po monitorohej vazhdimisht nga forcat amerikane përpara operacionit të shpëtimit, duke shtuar se ai "pësoi lëndime, por do të jetë mirë".
Sipas tij, nuk kishte viktima gjatë operacionit. /Telegrafi/





















































