LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?

Zogaj: Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?

Vazhdon të diskutohet zgjedhja e Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Në vëmendje u vu fati i dy figurave kryesore të politikës shqiptare, kreut të PD Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga administrata e presidentit Joe Biden, aktualisht në gjendje arresti shtëpiak në Tiranë,  si dhe  ish presidenti Ilir Meta i cili gjendet në paraburgim po në Tiranë.

Pyetjes “Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?” analisti Preç Zogaj  tha se ata e kanë pritur me entuziazëm, pasi akuzojnë demokratët për gjithçka u ka ndodhur në Shqipëri.


“Veçmas ata bëjnë përgjegjës miliarderin Xhorxh Soros dhe ndoshta besojnë tek ndërhyrja e tij”, tha Zogaj.

Por sipas tij vendimarrjen në nivele të larta nuk mund ta marrin zvarrë moria e të pasurve, ndryshe nuk do te ishte Amerika që ne njohim, por do të ishte rrumpallë.

“Megjithatë gjithkush ka të drejtë të shpresojë” tha zoti Zogaj./RTSH