LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Kadri Veseli po kërkon zgjedhje

Zogaj: Kadri Veseli po kërkon zgjedhje

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Kadri Veseli me veprimet e fundit që po i bën, po tregon se dëshirë e tij është shkuarja në zgjedhje.

Madje sipas Zogajt, Veseli tash e dy muaj më parë e ka filluar fushatën.

“Kadri Veseli qe dy muaj e ka filluar fushatën. Kjo tregon se kërkesa e tij është për të pasur zgjedhje”, pohoi Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.


Zogaj ka folur edhe për përformancën e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Isa Mustafa.

Drejtori i Lëvizjes FOL, pohoi se qeveria prejse ka filluar rrugëtimin e saj është në krizë dhe tani vetëm se po shpërfaqet ajo./Klan Kosova/