Zogaj jep dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv në Lëvizjen FOL

Drejtori i deritashëm ekzekutiv i organizatës joqeveritare FOL, Petrit Zogaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka treguar se arsyet e dorëheqjes së tij janë personale – familjare.
Sipas njoftimit të Zogajt, kuvendi i anëtarëve të Lëvizjes FOL ka zgjedhur drejtuesin e ri. Në krye të OJQ-së është zgjedhur Mexhide Demolli, një prej themelueseve të organizatës.
Postimi i plotë i Zogajt:"Njoftim procedural Njerez te dashur, Qe nga ky muaj, pra Maj, kam dhene doreheqjen nga pozita e drejtorit ekzekutiv ne FOL. Arsyet jane personale, qe i bije edhe familjare:)
Ndersa, Kuvendi i Anetareve te FOL-it, si trupa qeverisese e organizates, ka zgjedhur per drejtore te re te FOL-it Mexhide Demollin. Mexhidja eshte njera prej themelueseve te organizates, e cila ka qene shume e angazhuae gjate gjithe kesaj kohe, ne avancimin e punes tone te perbashket. Shkon pa u thene, por gjithmone edhe thuhet: se pari, du me i falenderu te gjithe njerezit qe kane qene dhe jane te angazhuar ne FOL, per vullnetin, punen dhe energjine gjate kesaj periudhe sa kemi punuar e bashkepunuar. Po ashtu, u jam mirenjohes dhe falenderues te gjithe miqve, partnereve dhe mbeshtetesve te FOL-it per keto vite. Besoj shume qe po kete nivel te bashkepunimit e te mbeshtetjes kane me e vazhdu me e dhene edhe tutje. Media ka qene aleati i natyrshem i punes tone (tim), sikurse dhe FOL, ka tentuar qe te behet aleati po aq i natyrshem per median. Personalisht jam shume mirenjohes per nje mbeshtetje qe i eshte dhene FOL-it, dhe kam bindjen qe kjo aleance do te vazhdoj. Do te gjindem kendej pari ne facebook, sikur qe mund te me kontaktoni edhe ne email personal, per ato/a qe e kane Petriti" (sic.), ka shkruar Zogaj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































