Zjarri rrezikon 3 banesa në Velipojë, asfiksohet shoferi i zjarrfikëses (Video)

10:"Balkanweb2
Një zjarr i madh ka rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetëra bagëti në fshatin Reç i Ri në Velipojë.
Kanë qenë vetë banorët që fillimisht kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe më pas kanë mbërritur zjarrfikëset.
Një prej zjarrfikësve ka rrezikuar ndjeshëm pasi është rrethuar nga flakët dhe tymi.
Shoferi Ramiz Berhanxhia është asfiksuar për momentin por ka arritur që të shpëtojë dhe nuk ka pësuar dëme por vetëm një helmim të momentit.
Falë ndërhyrjes së banorëve dhe zjarrfikësve të tjerë është arritur që zjarri të neutralizohet.
Banesat dhe banorët janë rrezikuar ndjeshëm sepse flakët janë afruar deri në 3 metra pranë tyre. /bw/
Nga
Telegrafi
07/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































