Zjarri “përpinë” rrokaqiejt në Emiratet e Bashkuara (Foto/Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nga rrokaqiejt në Sharjah në Emiratet e Bashkuara.
Në disa video që janë postuar në rrjetet sociale, mund të shihet një zjarr i madh duke shkatërruar ndërtesën gjigante, kurse sipas medieve lokale bëhet fjalë një ndërtesë 12 katëshe, transmeton Telegrafi.
Zjarri ka përfshirë dy ndërtesa, por dëme të mëdha i ka pësuar vetëm njëra prej tyre. Në vendin e ngjarjes, raportohet se kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe autoambulancat, derisa trafiku në këtë pjesë të qytetit është paralizuar për një kohë.
Për fat, asnjë nga banorët e ndërtesës nuk është lënduar, por disa prej tyre kanë humbur gjithçka çfarë kanë pasur. /Telegrafi/
UNITED ARAB EMIRATES: HUGE FIRE BREAKS OUT IN AJMAN BUILDING https://t.co/oAjlCk8xzz#Ajman #Ajmanfire #UAE pic.twitter.com/yzkIa41LFq
— Eta Centauri (η Cen) (@ECentauri) March 28, 2016























































