Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur sot  tek objekti i ETC-së në Klinë.

Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.


Kelmendi tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.

“Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S'ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi.

Lexues të Telegrafit nëse keni foto ose video të zjarrit në objektin e ETC-së mund të na i dërgoni në info@telegrafi.com . /Telegrafi/

362270890 799088461940555 4804370024079292629 n

362414235 236895545895088 7996803914458644369 n