Zjarrfikësit në Angli erdhën në ndihmë të një dreri të ri që u ngatërrua duke u përpjekur të kalonte mes shufrave të një gardhi metalik.

Shërbimi i Zjarrfikësve njoftoi se një ekip nga Stacioni i Zjarrfikësve Redbridge u nis së fundmi për një raport mbi një kafshë në nevojë, përcjell Telegrafi.


Ekipi mbërriti dhe gjeti derin e ri të ngujuar te pjesa e ijeve mes shufrave të gardhit metalik.

"Deriu ishte në gardh dhe nuk dinte në cilën anë të shkojë", shkruan zjarrfikësit në një njoftim për media.

"Zjarrfikësit përdorën pajisjet hidraulike për të ‘hapur’ shufrat e metalit dhe për të krijuar hapësirën që i duheshte derit për t’u çliruar". /Telegrafi/