Përkundër premtimeve që Qeveria e Kosovës u ka dhënë zjarrfikësve se do përmirësojnë gjendjen e tyre, ata ende nuk kanë marrë asnjë veprim konkret, andaj zjarrfikësit kanë paralajmëruar protestën e radhës më 15 nëntor.
Si kërkesa kyçe drejt institucioneve shtetërore që edhe sot Sindikata e Zjarrfikësve i ka paraqitur në një konferencë për media janë nivelizimi i koeficienteve në nivel komunave, nivelizimi i rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka u shpreh se ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur morën zotimin se do të përmbushen kërkesat e tyre, ende nuk ka asnjë veprim në këtë drejtim nga institucionet përkatëse.
Sipas tij, për kërkesat e tyre nuk ka pasur koordinim në mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ai tha se për shkak të injorancës së institucioneve ata po detyrohen që të mbajnë protestën më 15 nëntor pasi që nuk kanë rrugëdalje tjetër.
“Çka na shqetëson më së shumti është injorancë ,neglizhenca nga institucionet si komunale ashtu edhe nivelin qendror edhe komuna edhe kryetarët e komunave kanë përgjegjësi edhe ligji për qeverisje lokale iu jep kompetencë, jemi me paga në Kuvendet Komunale, mirëpo asnjë obligim nuk e marrin me pretekstin se jemi staf i Ministrisë së Brendshme, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se pagat i merrni në komunë. Kemi pritur derisa janë shtjerr të gjitha mundësitë asnjë shpresë se diçka nuk na u është dhënë se diçka do të realizohet dhe së paku tash as në ligjin për buxhetin 2019 në asnjë pasqyrë nuk vërehet se ka asnjë financë në mjete financiare për shërbimin e zjarrfikësve”, u shpreh ai.
Beka ka deklaruar se do intervenojnë vetëm në rastet kur është në pyetje jeta e njeriut, e jo në rastet tjera sado që janë emergjente.
Punëtorët e shërbimit emergjent zjarrfikës për këto protesta dhe veprimet tjera sindikale e kanë marrë mbështetjen edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Nënkryetarja e BSPK-së, Leonora Lokaj e ka konsideruar si diskriminues fakti që dispozita të njëjta ligjore në vendin tonë implementohen ndryshe në sektorin publik.
“Është pak e çuditshme fakti që kushedi sa vite pas lufte vijmë në një situatë të implementimit të ligjeve në mënyrë diskriminuese aq më tepër në sektorin publik kur kushtet elementare të këtyre punëtorëve që tani si jetike për vendin, të zjarrfikësve nuk implementohen dhe dispozitat e ligjeve nuk janë implementuar ashtu siç implementohen në disa nga dikasteret dhe organizatat tjera qeveritare, duke filluar nga statusi juridik i cili është një e drejtë për secilin punëtor”, ka shtuar Lokaj.
Kryetari i Këshillit Protestues, Zymri Krasniqi u shpreh se për shkak të mos reagimit nga Qeveria për gjendjen e tyre të vështirë, ata detyrohen të dalin në protesta dhe të mbajnë greva.
“Protestat e sot një javëshit do jenë protesta të pashmangshme dhe do t’i kërkojmë të drejtat tona me gjithë kushte pavarësisht eskalimi i gjendjes, ose ecuria e protestave ne do të jemi këmbëngulës në realizimin e kërkesave tona, nuk dëshirojmë që ky shtet të jetë shesh i protestave, mos na detyroni ju lutem. Realisht, zjarrfikësit janë me një status mjaftë të vështirë nuk kemi dashur të jemi supermenat e këtij shteti por kemi kërkuar të jemi diçka çka na takon me ligj”, ka deklaruar Krasniqi.
Në këtë konferencë zjarrfikësit paralajmëruan se nuk do t’i ndalin protestat deri në arritjen e marrëveshjes me shkrim për plotësimin e kërkesave të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri