Dita ndërkombëtare e tyre po i gjen zjarrfikësit në Kosovë në gjendje mjaft të vështirë. Statusi i padefinuar, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes pushtetit lokal dhe qendror, mungesa e kushteve të punës, mospërmbushja e obligimeve nga punëdhënësit për kompensim, janë disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
Përveç problemeve të shumta me të cilat po përballen, ata nuk posedojnë as kushte elementare në objektin e tyre të punës.
Lagështia ka dëmtuar tavanin e objektit dy katësh, ndërsa edhe muret e objektit nuk janë hiç më mirë.
Në dhomat ku zjarrfikësit mund të pushojnë, shihen kovat e ujit të cilat janë të vendosura në vendet ku zakonisht bien pikat e shiut, të cilat nuk i ndal dot kulmi.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në shërbimin e zjarrfikësve të Kosovës ka mungesë të stafit punonjës. Janë rreth 800 zjarrfikës të angazhuar në nivel vendi, numër ky dukshëm i vogël në krahasim me numrin e intervenimeve që brenda një viti kanë, e që varion mes 8 mijë deri 10 mijë raste.
Ndonëse sot do të duhej të ndjeheshin më mirë për shkak të Ditës Ndërkombëtare që iu kushtohet atyre, zjarrfikësit në Kosovë ankohen se përveç mungesës së kushteve të punës, të martën nuk i ka vizituar asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
Shofer-zjarrfikësi, Vezir Berisha thotë për KosovaPress se zjarrfikësit janë të parët që hyjnë në zjarr, porse në ditën e tyre, askush nuk kujtohet për ta.
“Kisha shfrytëzua rastin t’iu them: ‘marre iu koftë, me kryetar komune, me drejtorët, marre iu koftë’. Mos me pas mundësi me ardh 5 minuta me na e thënë një urim a diçka. Ne jemi mësua me fjalë, fjalë të kota sa të duash, kur është puna me hy në zjarr ne jemi të parët, jemi heronj. Por jo, duhet me ditë me e respektua punëtorin. Unë edhe njëherë iu them marre iu koftë si Qeverisë, si Komunës, për çka mos me ardhë me na e bë një urim. Premtime jemi mbushë, realizimi kurrkund hiç”, thotë ai.
Përkundër vështirësive që kanë në vendin e tyre të punës, Berisha thotë se ajo që i mban në krye të detyrës është dëshira për të shpëtuar jetë, e që sipas tij, kjo është edhe kënaqësia e vetme që kanë.
“Kënaqësi e madhe është kur e shpëton dikë, kur pranon falënderime prej personit që ia ke kryer punën. Kënaqësi më të madhe se me e shpëtua një njeri nuk ka, por për fat të keq kemi raste që edhe po pësojnë me fatalitet… Aktualisht paga është shumë e ulët, ndërrimet e natës, orët shtesë, kurrfarë benefite nuk kemi… E ka vështirësuar shumë pandemia punën tonë, kanë qenë disa të prekur. Edhe për pandemi neve na kanë anashkaluar”, thotë ai.
Kryetari i Sindikatës të Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka thotë se 4 Maji po i gjen në gjendje të vështirë zjarrfikësit e Kosovës, për çka shton se kjo ditë do të duhej t’u shërbente institucioneve që të bëjnë zgjidhje për këtë shërbim të domosdoshëm emergjent.
“Edhe këtë vit, 4 Maji, Dita Ndërkombëtare, zjarrfikësit e Kosovës i gjen në gjendje të vështirë, në të gjitha aspektet, edhe organizativ edhe resurset njerëzore… Problemet kryesore janë statusi i padefinuar, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese mes pushtetit lokal dhe nivelit qendror, kushtet e punës, mospërmbushja e obligimeve si punëdhënësit, u zjarrfikësit nuk kompensohen në festat zyrtare, ndërrimi i natës, orët jashtë orarit, koeficienti më i ulët në nivel të vendit, pa sigurime shëndetësore, pa kontrolle sistematike të pajisjeve, pa aplikim të masave për mbrojtje dhe siguri në punë. Zjarrfikësit punojnë me pajisje të patestuara sipas kontrollës periodike të prodhuesit, dhe kur të gjitha këto probleme grumbullohen, me të vërtetë do zgjidhje emergjente. Dhe shpresojmë që kjo ditë të jetë pikënisje për institucionet e vendit, të zbresin në teren dhe të shohin gjendjen ekzistuese”, thotë Beka.
Sa i përket numrit të zjarrfikësve të angazhuar në nivel vendi, Beka thotë se është shumë më i vogël nga sa do të duhej të ishte.
“Mungesa e stafit është evidente, mungon një numër, mos të them dyfishi i zjarrfikësve aktual që janë… Vetëm në Prishtinë janë mbi 20 vende të lira të punës, pasi disa kanë ndërruar pozitat, janë pensionuar, kanë shkuar në institucione tjera, dhe nuk po munden të gjejnë gjuhë të përbashkët për shpallje të konkursit për të pranuar punëtorë të ri… Qe 4-5 vite është kjo mungesë e zjarrfikësve”, thotë Beka.
Ai apelon institucionet që të gjejnë një zgjidhje për ta, në mënyrë që shpëtimtarët e Kosovës të kenë kushte adekuate të punës sikurse në të gjitha vendet tjera.
“Apelojmë tek institucionet, ende nuk i kemi takuar, shpresojmë t’i takojmë, kërkesat e dinë cilat janë sepse kemi pasur takime më herët. Edhe ministri Sveçla i din cilat janë problemet, shpresojmë që më në fund do të bëhet një zgjidhje dhe të fillojnë të zgjidhen problemet, sepse duhet të fillojnë të përmirësohet kjo gjendje ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët kudo që janë”, thekson ai.
KosovaPress ka provuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me kërkesat e zjarrfikësve, mirëpo kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?