Zjarrfikësit e Kosovës kanë reaguar pasi konsiderojnë se janë anashkaluar nga planifikimi i Buxhetit dhe ndarjet buxhetore për vitin 2021.
Sindikata e Zjarrfikësve me këtë rast i është drejtuar me një letër publike të gjitha institucioneve shtetërore, përmes së cilës kërkon që të reflektojnë pozitivisht dhe zjarrfikësve t’ju epet prioritet ashtu siç e kanë edhe profesionin e shenjtë, misionin, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale.
Ky është reagimi i plotë pa ndërhyrje e Sindikatës së Zjarrfikësve:
Dje Kuvendi i Kosovës mbajti seancën ku në rend të ditës ishte edhe planifikimi i Buxhetit dhe ndarjet buxhetore për vitin 2021, Zjarrfikësit e Kosovës me kureshtje e përcollën punën e Kuvendit, se ndoshta institucionet e vendit më në fund do të reflektojnë pozitivisht dhe Zjarrfikësve do t’ju ipet prioritet ashtu siç e kanë edhe profesionin e shenjtë, misionin, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale.
Pritja ishte pasi që Sindikata edhe ketë here ju drejtua me shkresë që zjarrfikësit mos të anashkalohen, kemi kërkuar që fillimisht të ndërpriten Diskriminimet dhe shkeljet ligjore qe rëndojnë mbi supet e zjarrfikësve vite me radhë me dekada
Kërkesa drejtuar Qeverisë se Kosovës Ministrive përkatëse, Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Kryetarëve të gjitha Grupeve Parlamentare, Komisionit për Siguri në Kuvend, nuk ju tërhoqi vëmendjen dhe u bënë të shurdhër thuaja se çdo gjë është në rregull me ketë Shërbim, nuk mjaftoi as letra e hapur publike të gjitha Ministrive relevante vendimmarrëse, MPB-es, Ministrisë se Financave dhe Transfereve, Komisionit për Siguri ne Kuvend qe ju drejtuam, ku kërkuam me urgjencë të diskutohet çështja e pazgjidhur e pa zgjidhur e zjarrfikësve te Kosovës.
Ne vazhdimësi takuam dhe kontaktuam me te gjitha Qeveritë pa dallim , me secilin Kryeministër, vite me radhë, se fundi kishim takim edhe me Kryeministrin Hoti dhe Zv. Kryeminstrat, Tahiri dhe Selmanajn, të cilët i njoftuam gjithashtu për gjendjen e rëndë dhe te papranueshme qe ka kapluar Zjarrfikësit e Kosovës.
Mirëpo si çdo here asgjë konkrete asnjë përgjigje dhe qasje serioze per te zgjidhur problemet e akumuluara vite me radhë jemi te befasuar me institucionet relevante Qeveritare, ministrive përkatëse te befasuar me qëndrimet e deputetëve dhe te gjithë atyre qe ju drejtuam, qe së paku tek institucionet përgjegjëse te ngritët çeshtja e pa zgjidhur, ose të diskutohet si problem i paraqitur në shërbenin Emergjent te domosdoshëm për siguri, por zjarrfikësit edhe një here u dëshpëruan dhe u anashkaluan si çdo here deri me tani pa drejtësisht dhe ne mënyre te turpshme.
Kërkesat tona janë të drejta, të bazuara në ligje, kemi kërkuar kushte për punë, pajisje të sigurta që ofrojnë siguri për shëndetin dhe jetën tonë, kemi kërkuar të zgjidhet statusi juridik, te definohen kompetencat menaxhuese, të dihet se kush është punëdhënësi dhe kush duhet të përkujdeset për krijimin e kushteve për punë dhe obligimeve që kanë karshi zjarrfikësve.
Deputetet dhe institucionet tona nuk e dinë se si veprojnë Zjarrfikësit, si është me rreziku jetën për të shpëtuar të tjerët, nuk e dinë sa zjarrfikës janë ne Vendin tonë, ose ne Komunat prej nga kanë ardhë dhe i përfaqësojnë, nuk e dinë se zjarrfikësit nuk kanë as Pajisje personale, me automjete te stervjetruara, të cilat nganjëherë duhet për ti shtyrë për ti ndezë, pa sigurime shëndetësore, pa përkujdesje institucionale, pa kontrollime sistematike mjekësore, të pa mbrojtur edhe sa i përket shpenzimeve të lëndimeve në punë, mosha mesatare e zjarrfikësve 48 vjeçar, me pagat me të ulëta ne nivel vendi, Zjarrfikësit janë i vetmi shërbim qe nuk kompensohen për ndërrime të natës, festat dhe orët jashtë orarit të punës, të përbuzur, te injoruar të denigruar edhe profesionalisht, duke i detyruar të punojnë edhe punë jashtë domenit dhe përshkrimit të vendit të punës, kjo gjendje e krijuar e papranueshme dhe e papërballueshme.
Kjo ndodhë se asnjëherë Përfaqësuesit institucional nuk zbritën në teren dhe për se afërmi të interesohen se si është te jesh Zjarrfikës edhe pse qe nga viti 2010 në vazhdimësi kemi kërkuar dhe kemi pasqyruar gjendjen reale dhe kemi kërkuar që të behët zgjidhje, që të ngritën kapacitet, që zjarrfikësit te jenë të gatshëm te ballafaqohen dhe të ofrojnë ndihmë kurë do që qytetarët e kërkojnë ne çfarë do situate emergjente.
Heshtja sot ne kuvendin e Kosovës nga përfaqësuesit e zgjedhur karshi problemeve të shërbimit të zjarrfikëseve është e turpshme dhe fyese, injorimi që ju behet zjarrfikësve është i pa pranueshëm, nuk e meritojnë këtë tretman, sot në sallë kishte Deputet qe me parë kanë pasë poste Ministrash dhe shumë mirë e njohin problemin e krijuar dhe premtimet qe i kanë dhënë dhe kur nuk i realizuan, zhgënjyese dhe papërgjegjësi totale, si është e mundur që asnjë hap para të mos bëhet qe sa vite, si s’ju vjen turp, a e kuptojnë se çfarë force për mbrojtje dhe shpëtim ka Kosova dhe a e kuptojnë se edhe familjet e tyre dhe pasuria e tyre mund te jenë të rrezikuara dhe ndihmë pikërisht ju duhet te kërkohet nga zjarrfikësit Shpëtimtarë te nëpërkëmbur dhe te pa mbështetur
Zjarrfikësit edhe gjatë pandemisë u diskriminuan dhe u anashkaluan, askush nuk u interesua për ketë kategori te punësuarve, sepse zjarrfikësit e Kosovës nuk kanë përkujdesje institucionale, nuk kanë punëdhënës dhe as buxhet për te zhvilluar kapacitetet dhe për tu përgatitur për tu ballafaquar me sfidat e mundshme për çka edhe janë të thirrur.
Ne fund një pyetje për te gjitha institucionet, a e dinë sa ka investime ne shërbimin e zjarrfikësve, sa ka investime ne shërbimin e zjarrfikësve? dhe sa është buxheti për zjarrfikës? Nuk e dinë, sepse nuk kanë interes dhe numri i zjarrfikësve është i vogël dhe nuk e kanë interesin e votave, ndryshe nuk mundemi ta kuptojmë ketë heshtje te turpshme te institucioneve tona.
Ne do te angazhohemi dhe do te jemi këmbëngulës ne te drejtat tona, do te ndjekim te gjitha rrugët dhe format e mundshme qe me ne fund ti bindim dhe ti detyrojmë institucionet qe te kryen obligimet ligjore qe kanë ndaj Zjarrfikësve Shpëtimtarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova