Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, bashkë me 40 trupa të Forcave të Armatosura është zhvendosur në zonën e Gjormit në Vlorë, ku situata paraqitet alarmante.
Ai thotë se ka kërkuar nga drejtori rajonal i Policisë evakuimin e banorëve me qëllim shmangien e rrezikut të jetëve.
“Mu desh të shkëputem me një numër relativisht të madh trupash, prej 40 trupa, sepse kemi një situatë relativisht të vështirë. Prej afro dy orësh është duke punuar edhe helikopteri për të shuar zjarrin që ka ardhur nga pjesa lindore dhe tani po shtrihet për shkak se era sot është tmerrësisht e pa favorshme. Kemi akoma banorë në fshat. Sapo mbylla një telefonatë me Drejtorin Rajonal të Policisë dhe i kam ritheksuar edhe një herë nevojën për evakuim sa më të shpejtë të të gjithë njerëzve. Së pari të mbajmë larg rrezikut njerëzit dhe më pas pasurinë e tyre”, u shpreh Peleshi në një deklaratë nga zona e lumit të Vlorës mbi situatën e zjarreve.
Sipas Peleshit, beteja e gjithë këtyre ditëve ka qenë shmangia e prekjes nga flakët të parkut të Llogarasë dhe zonat e banuara.
“Kemi sjellë 2 zjarrfikës nga Forcat e Armatosura. Një tjetër po vjen nga bashkia e Vlorës. 40 trupa siç e thashë mbërrijnë nga momenti në moment nga Forcat e Armatosura dhe do të shpresojmë, por dhe punojmë që të shmangim më të keqen. Jemi në mes të situatave të rrezikshme, kryesisht në qarkun e Vlorës por edhe në gjithë Shqipërinë kemi shtrirje.
Dje kemi shmangur, edhe me mbështetjen e forcës ajrore në Fushë-Arrëz, prekjen e banesave. Sot jemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar edhe me pak mundësi për të ndërhyrë në pjesën e Karaburunit, në kufi me parkun e Llogorasë.
Beteja jonë e gjithë këtyre ditëve më e nxehtë ka qenë pikërisht aty për të shmangur prekjen e parkut. Por le të marrim kohën dhe burimet e nevojshme këtu tani, i kemi të angazhuara, për të fshatrat që janë në zonën e banuar. Shumë pranë zonës së banuar këtu në bashkinë e Selenicës në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë”, përfundoi Peleshi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja