Të paktën pesë persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në një zjarr në platformën e naftës të kompanisë shtetërore meksikane Pemex.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të dy personave, raporton reuters.


Për shkak të zjarrit që ndodhi të dielën, puna në 125 puse nafte për të cilat platforma siguron gaz dhe energji elektrike u pezullua.

Incidenti ndodhi gjashtë javë pasi një rrjedhje gazi në tubacionin nënujor Pemex shkaktoi një zjarr në sipërfaqen e oqeanit në Gjirin e Meksikës.

Zjarri u quajt "syri i zjarrit", dhe fotot e ngjarjes u shpërndanë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://twitter.com/EliseiNicole/status/1429720095769735174