Një zjarr që ka kapluar një ndërtesë në lagjen Bronks të Nju Jorkut ka lënë të vdekur 12 persona, derisa katër të tjerë janë të lënduar seriozisht, ka thënë majori i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

“Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima si shkak i zjarrit në disa vite”, u ka thënë Blasio gazetarëve në skenën e tragjedisë.


“Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli”, ka thënë ai.

Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë, kanë thënë zyrtarët.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

“Mund të kemi ende viktima”, ka thënë majori.

Viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 50 vjet, ka deklaruar de Blasio. /Rel/