Policia e Kosovës ka njoftuar se një lokal është përfshirë nga zjarri në orët e vona të së martës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë në ora 23:30.


“Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/