LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një pallat në Tiranë, dërgohen në spital një grua dhe një fëmijë

Zjarr në një pallat në Tiranë, dërgohen në spital një grua dhe një fëmijë
Foto: Ilustrim

Në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik, ndërsa për shkak se tymi ka shkaktuar shqetësime tek banorët e zonës, një grua dhe një fëmijë janë dërguar në spital për kontroll.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:50 në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.


Zjarri është shkaktuar fillimisht në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.

Nuk dihen ende dëmet që janë shkaktuar pasi flakët ende vijojnë.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Kurti: Qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin për formimin e legjislaturës së nëntë si fitues të zgjedhjeve

Lajme
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori