Prej 4 ditësh forca të shumta shqiptare e maqedonase janë duke punuar për të izoluar flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, bimë medicinale dhe bimësi të ulët në Malin e Thatë.
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së djegur është në anën e Maqedonisë së Veriut por çfarë shqetëson shërbimin tonë zjarrfikës, atë pyjor, punonjësit e shërbimeve në Bashkinë e Pustecit është fakti se tashmë zjarri ka hyrë në anën tonë të Malit të Thatë dhe rrezikon të hyjë në Parkun Kombëtar të Prespës.
Për të mos lejuar një gjë të tillë janë angazhuar forcat e ushtrisë si dhe tre helikoptere, Cougar i forcave tona të armatosura dhe dy të shërbimit të emergjencave nga pala maqedonase që po bëjnë gjithçka për të mos lejuar flakët e zjarrit të kalojnë në zonën e pyllëzuar të këtij parku.
Nga dita nesërme priten të jenë në operacion edhe mjete të tjera të shërbimit zjarrfikës si dhe forca të këtij shërbimi nga bashkitë e tjera të qarkut të Korçës por terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve e bën të vështirë punën e të gjithëve./Vizion+
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici
Stano: Kurti duket se është i vendosur ta hapë Urën e Ibrit
Polici maqedonas që “vërshoi” tregun e Kosovës me para false
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi
“Atë që desha e bëra, tani e keni radhën ju”, dëshmia e 41-vjeçarit që vrau babanë
Polici maqedonas që “vërshoi” tregun e Kosovës me para false
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ushtarët ukrainasë marrin nën kontroll qytetin rus Sudzha?
Transferimi i dytë i Flickut tek Barcelona mund të jetë ish-ylli i Real Madridit
Pakoja ra nga kamioni dy herë dhe u kthye vetë - i gjithë interneti po debaton se si është e mundur
Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici
Ushtritë e Evropës Lindore në hall me rekrutimin e ushtarëve të rinj për luftën 'jo shumë të largët'
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi