LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në burgun e Hagës ku janë Mlladiq e Karaxhiq

Zjarr në burgun e Hagës ku janë Mlladiq e Karaxhiq

Të ndaluarit në Gjykatën e Hagës nuk u lënduan pas shpërthimit të një zjarri në një njësi psikiatrike në burgun e sigurisë së lartë në Scheveningen në Holandë, ku mbeti i vdekur një i burgosur.

Ministria holandeze e Drejtësisë tha për BIRN sot se asnjë i pandehur i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që po mbahet në njësinë e paraburgimit të OKB-së në burgun në Scheveningen, nuk u lëndua nga flakët që shpërthyen gjatë natës.

“Po, ka pasur një zjarr në Scheveningen gjatë natës, por asgjë që ka lidhje me të burgosurit e ICTY-së”, tha ministria.


“Zjarri ishte në një pjesë tjetër të burgut, një pjesë krejtësisht më vete, te pjesa e psikiatrisë ku janë të burgosurit psikiatrikë”, shtoi ajo.

Një i burgosur, një shtetas holandez, vdiq si pasojë e zjarrit.

Të burgosurit e tjerë u evakuuan.

Ndër ata që mbahen në njësinë e paraburgimit të OKB-së përfshihen ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe ish-komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiq, si dhe ish-shefat e sigurimit serb Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Por njësia për të pandehurit e krimeve të luftës “nuk u prek në asnjë mënyrë” nga zjarri, tha ICTY për BIRN.

Shkaku i incidentit nuk është përcaktuar ende dhe policia po heton, shtoi ICTY.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori