Një zjarr thuhet se ka shpërthyer në një bazë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në bazën detare të Busanit, por mësohet se ka nisur në orën 18:30 – sipas kohës lokale të enjten - sipas raporteve të mediave të huaja, përcjell Telegrafi.


Ushtria amerikane është e vendosur në Korenë e Jugut për të penguar agresionin kundër republikës dhe për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit në Azi, duke kryer rregullisht stërvitje të përbashkëta me forcat e Seulit.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zjarri shpërtheu në depon e 55-të të furnizimit në Beomil-dong, Dong-gu, Busan, në orën 18:31.

Depoja e 55-të e Furnizimit është një strukturë ushtarake e SHBA-së që përdoret për ruajtjen e pajisjeve të sjella nga forcat amerikane përmes portit të Busanit.

Screenshot 11 12

Zjarri aktualisht është duke përfshirë një magazinë të madhe, me përmasa rreth 120 metra me 40 metra.

Flakët e mëdha janë parë mbi magazinë, por nuk raportohet për viktima, sipas Yonhap.

Departamenti i Zjarrfikësve në Busan po punon për të parandaluar përhapjen e zjarrit në magazinat ngjitur dhe tha se 51 njësi pajisjesh dhe 163 personel raportohet se janë përfshirë, gjithashtu. /Telegrafi/