Ziyech: Krenar me paraqitjen e ekipit, nuk i lamë hapësira Atletico Madridit

Hakim Ziyech ka thënë se Chelsea ka pasur një paraqitje fantastike ndaj Atletico Madridit.
Sipas tij, kundërshtarit nuk i u lejuan shumë hapësira dhe skuadra e tij e kontrolloi lojën në përgjithësi, duke marr një kualifikim të merituar.
“Atletico nuk pati shumë raste sepse nuk arriti të krijoj. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe duhet të ndihemi krenar me paraqitjen tonë”.
“Jam i kënaqur me kalim tutje dhe shpresoj të kemi një kundërshtar të mirë në çerekfinale”.
“Patëm pak vështirësi në fillim por pastaj ishim të mirë në çdo aspekt. Ishte një gol i rëndësishëm për mua pasi shënova pas një kohe të gjatë”, ka thënë Ziyech. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































