LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: Orët mësimore të detyrueshme të gjuhës shqipe për të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të janë çështje e barazisë

Ziberi: Orët mësimore të detyrueshme të gjuhës shqipe për të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të janë çështje e barazisë

Sot, në oborrin e shkollës “Hasan Prishtina” në Çair, kandidati për kryeministër, Naser Ziberi dhe bartësi i listës së zonës dy, Arbër Ademi, realizuan takim me mësuesit dhe arsimtarët, për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për të diskutuar se si mund të përmirësohet cilësia e arsimit dhe veçanërisht barazia në arsim.

“Plani im i veprimit gjatë 100 ditëve të para si kryeministri shqiptar përfshin zotimin që parasheh një ardhmëri më të mirë për rininë sonë. Ne do ta bëjmë arsimin parashkollor të detyrueshëm dhe do të ofrojmë kopshtet për fëmijë në çdo komunë”, theksoi Naser Ziberi, duke shtuar se edukimi i detyrueshëm parashkollor garanton arsim të barabartë për të gjithë fëmijët pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe gjithashtu ndihmon familjet e reja, gjë që është vërtetuar shkencërisht, se arsimi parashkollor kontribuon në karrierën arsimore të fëmijëve dhe ul hendekun shoqëror.

Naser Ziberi foli edhe për vendosjen e gjuhës shqipe të detyrueshme nga klasa e pestë.


“Ligji për gjuhët është miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ndër gjyha shqipe, tashmë është gjuhë zyrtare në vend. Kjo është arritja më e madhe për ne si shqiptarë”, tha Ziberi.

Ndërkaq gjatë kësaj vizite bartësi i listës së zonës dy, Arbër Ademi, potencoi se do të investohet në infrastrukturën arsimore, në ndërtimin dhe rinovimin e kopshteve dhe shkollave në lagjet shqiptare, projekte të cilat disa prej tyre veç më janë në realizim e sipër.

“Të ndërtojmë një  infrastrukturë të barabartë, shkolla dhe kopshte bashkëkohore, edhe në lagjet që kanë mbetur pas sa i përket infrastrukturës për shumë vite ‘, theksoi Ademi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori