Ky është momenti kur tre zhytësve u vihet pas një peshkaqen gjigant në një plazh të njohur që u filmua nga ajri me dron.
Pamjet e filmuara në Australi shfaqin zhytësit duke notuar shumë afër një peshkaqeni në Forster, duke mos e ditur që prapa tyre ishte peshkaqeni, transmeton Telegrafi.
Por ishin rojat e plazhit që i alarmuan duke ndezur alarmet, që i paralajmëronin për sulme të mundshme nga peshkaqenët.
Zhytësit e kapluar nga paniku shihen duke bërë të pamundurën që të ikin nga peshkaqenin.
E operatorja e dronit Emily Howman nuk ishte assesi në gjendje të ndihmojë zhytësit, që për fat të mirë në fund i shpëtuan më të keqes. /Telegrafi/