LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet në ambasadën iraniane në Tiranë, diplomatët djegin dokumentet brenda një fuçie

Zhvillimet në ambasadën iraniane në Tiranë, diplomatët djegin dokumentet brenda një fuçie

Orët kalojnë dhe diplomatët iranianë në ambasadën iraniane në Tiranë duhet të vazhdojnë përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria para mesdrekës të së enjtes.

Një makinë tip “Audi” hyn dhe del shpesh herë nga ambasada, por nuk është e qartë nëse ka persona që hyjnë apo dalin nga godina.

Ndërkohë, pak më parë, një makinë transporti ka sjellë një fuçi, ku do të digjen dokumentet që ndodhen në zyrat e ambasadës.


Pak mjinuta më parë, ka ardhur një postier nga Ministria e Jashtme, që ka sjellë një sqarim tjetër, pas dorëzimit të notës për largimin e diplomatëve.

Ata kanë afat për t’u larguar deri të enjten në orën 12:00.

BBC i jep jehonë lajmit të ndërprerjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin
Lexo po ashtu BBC i jep jehonë lajmit të ndërprerjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin

Në ambientet e jashtme të ambasadës u panë dhe forca të policisë, por pasi u përballën me portën e mbyllur me dryn, janë largua sërish.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama tha se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori