LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 10° clearsky_day

Zhuri pa shërbim shëndetësor në fundjavë

Zhuri pa shërbim shëndetësor në fundjavë

Ndonëse është fshati më i madh nga popullsia, Zhuri i Prizrenit nuk ka shërbim shëndetësor gjatë fundjavës dhe ditëve të festave. Banorët thonë se në këto ditë shërbimet i marrin në Prizren, ndërsa drejtori i shëndetësisë arsyetohet se nuk e lejon udhëzimi administrativ që Qendrat e Mjekësive Familjare në zona rurale të punojnë gjatë fundjavave dhe festave.

Banorët e bashkësisë lokale të Zhurit në komunën e Prizrenit, ankohen se stafi mjekësor nuk punon gjatë vikendeve dhe ditëve të festave. Ata thonë se në rast se kanë nevojë për shërbime shëndetësore, duhet të udhëtojnë drejt Prizrenit.

Punon ambullanta i ka ditët e caktuara, por të shtunën dhe të dielën nuk punon.


Ç’farë bëni për mjek të shtunën dhe të dielën? Në Prizren shkojmë, vetura shyqyr kemi, por dikush i ka mundësitë me shku, dikush jo”, tha Xhemajli Susuri, banor i Zhurit.

“Natyrisht që ka nevojë, tash sezoni i dimrit, ka gripa dhe sëmundje të ndryshme, prandaj ka nevojë, por kushtet qysh i kanë ata nuk e di. Nëse kemi rast duhet me makina me shku në Prizren, me i çu pacientët në qendrën e emergjencës, ose në spital. Mjekët e stafi aty sillen shumë mirë, shumica janë të Zhurit por ka edhe të rrethinës, janë të sjellshëm”, tha Asllan Badallaj, banor i Zhurit.

“Sa larg e keni Prizrenin ju me udhëtu për raste? Me makinë e kemi 5 minuta, zakonisht me urgjenca të spitalit e kemi 7 minuta. Është e mirë ajo që me qenë edhe gjatë vikendit mjeku, por varet si janë gjërat dhe programin si e kanë ambullantat”, deklaroi Rrahim Memaj, banor i Zhurit.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Simir Krasniqi, thotë se është e pamundur të plotësohet kërkesa e banorëve, pasi nuk e lejon udhëzimi administrativ.

” QKMF në fshatin Zhur funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme, pra pesë ditë në javë, dy ndërrime. Kërkesa e tyre që të punohet edhe ditëve të festave të shtunën e të dielën, në këto ditë ato i kanë shërbimet në qendrën kryesore të mjekësisë familjare që punohet edhe gjatë ditëve të festave dhe vikendeve, pra të shtunën dhe të dielën. Po ashtu neve nuk na lejon udhëzimi administrativ i kujdesit primarë shëndetësorë që  të punohet gjatë vikendeve në QKMF në këtë rast siq ishte kërkesa e banorëve të fshatit Zhur”, tha Krasniqi.

Bashkësia lokale Zhur është ndër më të mëdhatë me popullsi në Kosovë./RTK

Në trend

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Kalo në kategori