LAJMI I FUNDIT:

Zhgënjehen vëllezërit fermerë, u kthyen nga emigrimi për të punuar në Shqipëri

Zhgënjehen vëllezërit fermerë, u kthyen nga emigrimi për të punuar në Shqipëri

Pas më shumëse 20 vitesh emigrimi në Greqi, katër vëllezërit Gega, vendosën të kthehen në fshatin e lindjes, në Kurjan të Roskovecit, ku investuan në bujqësi duke mbjellë lajthi dhe shegë.

Shtatë vite pasi ndërmorën këtë investim, ata duken të zhgënjyer. Edhe pse tregun e kanë patur të siguruar, mungesa e kushteve minimale për këtë lloj aktiviteti, siç janë rruga apo energjia elektrike ka bërë që prodhimi të bjerë dhe të mos justifikojë mundin dhe angazhimin e tyre.

“Kemi qenë emigrantë në Greqi, kemi punuar andej. Vendosëm të kthehemi dhe mbollëm bajame e shegë, por jemi mërzitur. Rruga është kryesorja. Për rrugën kemi dëmtuar gjysmën e prodhimit”, shprehet njëri prej vëllezërve.


Të ndodhur në të tilla kushte dhe tashmë pa shpresë që gjërat mund të ndryshojnë ata janë pesimistë për të ardhmen duke llogaritur edhe braktisjen e këtij aktivitetin.

Ky është shembulli kur mungesa e mbështetjes së shtetit, detyron largimin për të dytën herë të njerëzve që janë përpjekur me të gjithë mundësitë të mos braktisin vendin e tyre, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori