Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një personi në Podujevë.
Viktima raportohet se është larguar nga shtëpia katër ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
“Podujevë / 08.06.2024 – 07:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, ka njoftuar policia.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/