Zhduket një grua në Rahovec, rasti po hetohet

Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në rrugën “Sulejman Kollari”, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Rr. Sulejman Kollari, Rahovec 14.07.2025 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































