Një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor rreth orës 11:00 në Podujevë.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/