Familjarët e 50-vjeçarit Arjan Shabanaj nga Selenica kanë 9 ditë që nuk kanë asnjë kontakt me të afërmin e tyre. Nëna e tij, Tefta tregon se i humbi kontaktet me të birin mbrëmjen e 21 prillit, kur të dy morën pjesë në mitingun elektoral që mbahej nga PD në zonë.
Pas mitingut nëna thotë se u kthye në shtëpi, por i biri nuk e ndoqi nga pas.
“Atë natë që erdhi zoti Lulzim Basha shkuam atje, qëndruam atje në kohën që erdhi zoti Lulzim Basha, nja 10 minuta dhe mua djali më tha, nëna mos kalo këtej nga turma se do të shtypin njerëzit, por kalo këtej nga është rruga për shtëpi. Dhe unë ashtu bëra, me 3-4 gjitonë që kisha erdha në shtëpi. Prita 20 minuta nuk po më vinte djali, e marr në telefon dhe telefoni u mbyll, por jo sikur u mbyll vetë, por sikur e mbylli njeri. Kur e mora prapë telefoni u fal fare dhe u shqetësova dhe u ngrita dhe dola në Pazar. Bëra denoncimin, ka qenë ora 2 e 30-3 e natës”, tregon ajo.
Nëna e 50-vjeçarit me profesion kuzhinier, tregon se e ka mësuar nga shokët e të birit që mbrëmjen e 21 prillit, pas përfundimit të mitingut, ai është nisur me makinë drejt Vlorës dhe që atë ditë s’ka mësuar më gjë prej tij.
“Dëgjova nga shoku i tij që e dëgjova Arjanin që tha dhe unë do vij me ca shokë në Vlorë. Mirë kishte thënë ai, shihemi në Vlorë. Me kë shok iku ky njeri, me kë ka hipur ky njeri në këtë makinë? Ku vajti kjo makinë?”, janë pyetjet e të moshuarës që kërkon të birin prej 9 ditësh.
Nëna e 50-vjeçarit tregon se Arjani është një kuzhinier profesionist që prej vitesh ka punuar dhe përtej kufijve dhe mohon që ai të ketë pasur konflikte pasi ishte i qetë dhe pa probleme. Dyshimet e saj janë që i biri mund të jetë vrarë që mbrëmjen e 21 prillit.
“Djali ka qenë shef kuzhine për 15 vjet. Ai nuk kishte ndonjë shoqëri të keqe. Në qoftë se kishte ndonjë konflikt në telefon nuk e di, por kështu nuk kemi pasur. Dyshimi aty është, mua thashë djalin ma vranë socialistët. Unë dua ta gjej të vdekur se i gjallë nuk gjendet më ai. Që atë natë, jo më tutje, e kanë bërë që atë natë të zezën”, deklaron nëna e të zhdukurit.
Arjan Shabanaj i cili rezulton që prej datës 21 prill i humbur, prej një moshe të re punonte në kuzhinë, madje dhe në shtëpitë e VIP-ave, futbollistëve apo edhe politikanëve shqiptarë./Balkanweb
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja