LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy femra në Gjilan dhe Viti

Zhduken dy femra në Gjilan dhe Viti
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur që kanë ndodhur në Gjilan dhe Viti.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur nga Gjilani, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk din gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Viti, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.


Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/