Katër herë lojtari më i mirë në Kosovë, sot realizoi dy gola nga goditja e lirë, për t'ia sjell tri pikë të reja skuadrës nga Drenasi, në ndeshjen Liria - Feronikeli (2-3).

"Jam mjaft i lumtur për golat pasi që i shërbyen skuadrës për fitoren e radhës. Shpresoj se edhe në ndeshjet e tjera do të tregoj lojëra të mira për t'i arritur objektivat".


"Feronikeli është skuadra e vitit të kaluar, skuadër shumë e komponuar dhe treguam karakter të fortë pasi arritëm ta rikthejmë rezultatin", ka thënë pas ndeshjes mesfushori kreativ, Mentor Zhdrella.  

telegrafi sport app